Një ngjarje tjetër me rezultat plagosjen, për motive tepër banale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.
38 vjeçari Albian Kaçuli dyshohet se ka plagosur me armë 51-vjeçarin Refik Duraku.
I plagosuri Duraku ka përfunduar në spital ku është nën kontrollin e mjekëve të Elbasanit, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit Kaçuli dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.