English

Ekstradohet nga SHBA, Gentian Ahmet Doda i dënuar me 20 vjet burgim

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e shtunë, datë 14.07.2012, rreth orës 01.30’, u krye ekstradimi nga Los Angeles, SHBA, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Gentian Ahmet Doda, vjeç 34, lindur në Burrel.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me vendim të datës 26.04.2000, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

I ekstraduari Gentian Doda është deklaruar fajtor nga gjykata për vrasjen me armë zjarri më datë 27 tetor 1997 të shtetasve Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka.

Arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washington.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KOMENTE