Kryeministri Berisha u nis sot, nё Romё (Itali), pёr tё marrё pjesё nё takimin ndёrkombёtar mbi sigurinё globale, me temё “Sfidat kryesore, sot, pёr paqen dhe sigurinё”. Takimi zhvillohet nёn kujdesin e Presidentit tё Republikёs sё Italisё Giorgo Napoletano dhe Ministrit tё Mbrojtjes Giampaolo Di Paola.
Diskutimet nё panele tё veçanta, ku pjesёmarrёs janё politikanё tё mirёnjohur, zyrtarë tё lartë dhe ekspertë nё fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, pёrfaqёsues tё NATO-s, BE-sё dhe OKB-sё, pёrfshijnё çështje qё lidhen me krizën ekonomike botërore dhe sigurinë, “Pranverën Arabe” nё vendet e Afrikës sё Veriut dhe Lindjes sё Mesme, kompleksitetin e tranzicionit nё Afganistan.
Njё ndёr çёshtjet, sё cilёs do t’i vihet theks i veçantё, ёshtё shtimi i sigurisё kibernetike dhe teknologjisё sё informacionit, pёrballё rritjes sё shpejtё tё kёrcёnimeve kibernetike.
Mesditёn e sё martёs, Kryeministri Berisha do tё jetё ndёr folёsit kryesor nё panelin qё i kushtohet zhvillimeve nё vendet e Afrikёs sё Veriut dhe Lindjes sё Mesme qё pasojnё “Pranverёn Arabe”.