Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë 42-katëshe në qendër të qytetit turk Stambollit.
Pamjet televizive treguan ndërtesën Polat Tower që u mbulua në shtëllunga të trasha e të zeza të tymit, me copa të mbeturinave që binin në tokë.
Nuk pati njoftime për viktima në ndërtesën e cila ka dyqane, apartamente dhe zyra.
Zjarrfikësit - të mbështetur nga helikopterë - arritën të përmbajnë flakët, si shkaktarin i cili është duke u hetuar.
Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu u citua të ketë thënë se një kondicioner i gabuar mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Mustafa Sarigul, kryetari i qarkut, tha se në brendësi ndërtesa nuk është prekur, sipas agjencisësë së lajmeve Associated Press .
"Sistemi i Fikjes së zjarrit në ndërtesë aktivizohet automatikisht. Përndryshe ne mund të ishim përballur me një fatkeqësi të madhe", ka shtuar kryetari i bashkisë.
Agjencitë e lajmeve Anatolia e Turqisë më parë njoftoi se shumë njerëz ishin bllokuar brenda.
Rrugët rreth ndërtesës mbeten të mbyllura për arsye sigurie.