English

Tabaku: ish drejtuesit e Bashkisë së Tiranës vazhdojnë të sjellin mashtrim

Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen e saj që ish drejtuesit e Bashkisë së Tiranës vazhdojnë të sjellin si kontribut për qytetin vetëm mashtrimin.

Ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës z. Eduard Shalsi u rishfaq sërish para mediave me akuzat e pabaza për projektin GIS.

Z. Shalsi deklaroi se sistemi i GIS ka kushtuar vetëm 30 mijë dollarë.

Por e vërteta është krejt ndryshe.

Në vitin 2005, midis Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë turke Inta Space –Turk u nënshkrua kontrata për projektin e menaxhimit të tokës urbane me një zonë mbulimi prej rreth 20 km katrorë. Vlera e kontratës ishte 200 mijë dollarë. Në këtë kontratë nuk përfshihej shuma prej 25 mijë dollarësh pa TVSH për pajisjet e nevojshme dhe rreth 50 mijë euro për blerjen e licensave për përdorimin e sistemit. Për të rritur shërbimin e këtij sistemi, në vitin 2008 është nënshkruar një tjetër kontratë mes GTZ dhe kompanisë gjermane GCI me vlerë rreth 200 mijë euro. Për të reflektuar në sistemin GIS përshtatjen e strukturës së re të parashikuar në marrëveshjen me kompaninë gjermane GCI, në 2009, GTZ ka kontraktuar kompaninë GISDATA.

Vlera e kontratës ishte rreth 35 mijë euro. Gjithësej, i gjithë investimi për të cilin foli zoti Shalsi, nga viti 2005 deri në vitin 2009, është rreth 600 mijë dollarë.

Ndryshimet që ka pësuar Tirana që nga 2005, kur është dhe baza kryesore e të dhënave në sistemin aktual GIS dhe përcaktimet në ligjin e ri tq Planifikimit të Territorit, e bënë të domosdoshme ndërhyrjen në këtë system, çka do të thotë që ky sistem rinovohet tërësht.

Bashkia e Tiranës ka përcaktuar që në sistemin e ri GIS të përfshihet i gjithë territory, rreth 42 km katrorë që shtrihet në kufirin administrativ të Bashkisë së Tiranës.

Sistemi i ri GIS parashikon ristrukturimin dhe azhornimin e të dhënave që pasqyrojnë situatën aktuale në qytetin e Tiranës.

Lehtësi në përdorim dhe akses të gjerë pa pasur nevojën e një pagese ekstra për blerje licensash, e cila në projektin për të cilin flet zoti Shalsi, parashikohej 7 deri në 10 mijë dollarë për çdo përdorues.

Me sistemin e ri mund të behet analiza në mënyrë dinamike, sa herë që ndryshon konfigurimi i një zone të caktuar.

Procedurat e tenderit kanë qenë transparente dhe në përputhe të plotë me ligjin për prokurimet publike në RSH.

Zoti Shalsi nuk i është drejtuar me asnjë kërkesë Bashkisë së Tiranës për të marrë informacion për kompanitë që kanë marrë pjesë në tender. Ndersa për sa i përket fituesit, ai do të shpallet sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në ligj.

Tirana nuk do të jetë më qyteti i zhvillimit pa plan, pa vizion dhe bazuar vetëm në interesa të momentit. Bashkia e Tiranës ka sot një projekt zhvillimi për 30 vitet e ardhshme, projekt i cili bazohet në praktikat më të mira të kryeqyteteve të Europës dhe botës.

KOMENTE