Janë arrestuar 2 të dyshuarit e parë në stafin G4S si roje sigurie, të cilët ishin stacionuar në mbrojtjen e futbollistëve gjatë Lojrave Olimpike 2012.
Burrat, të cilët besohet të jenë nga Pakistani, e kishin siguruar punën në firmën e mbrojtjes nga zjarri në qytet, për stadiumin e Coventry i cili do të presë 12 ndeshje.
Ata janë kontrolluar pasi është thënë se statusi i tyre ishte falls.
Kjo bën që G4S, nuk ka realizuar mirë punën në zgjedhjen e stafit, për të cilën ka marrë kritika të forta nga qeveria.
Burrat, të cilët janë të moshës 21 dhe 24 vjeç kanë punuar për sigurimin në Midlands Lindor kishin qenë pjesë e përpjekjeve për të 'bllokuar' përpjekjet nga sulmet terroriste.
Policia sot ka konfirmuar se ata ishin duke punuar me zyrtarë nga Agjencia e Kufirit e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa kontrolle të mëtejshme janë bërë mbi statusin e tyre të imigracionit.
Të dy personat janë në paraburgim në pritje të hetimeve të detajuara rreth tyre.