Ditën e djeshme pas mesnate Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi, është përfshirë në një aksident në kohën që po kalonte tunelin e Kalimashit ndërsa po kthehej nga Shqipëria.
Ai ishte duke udhëtuar me veturën e tij ku brenda ishin gruaja dhe vajza, por për fat të mirë asnjë nuk është lënduar.
“Koha Ditore” ka qenë e para që morri vesh aksidentin, por autoritetet e Shqipërisë nuk e kanë raportuar fare. Ai është konfirmuar nga burime të Shërbimit zjarrfikës të tunelit të Kalimashit, të cilët ishin të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia Qarkullimit Rrugor të Kukësit ka kërkuar ta mbajë të fshehur ngjarjen.
Ka qënë ora 12:35 sapo kishte kaluar mesnata kur në km e 5-të në përfundim të tij kamerat kanë regjistruar që një mjet Range Rover ka goditur nga mbrapa një kamion.