English

Plagosen tre vëllezër të tre fëmijë, nga shpërthimi i një granate

Në fshatin Simon të Mirditës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Tre vëllezërit B.Ç. 13 vjeç, M.Ç. 10 vjeç dhe J.Ç. 6 vjeç kanë gjetur granatën dhe aksidentalisht dyshohet ta kenë aktivizuar atë e cila ka sjellë plagosjen e tyre.

Të tre janë çuar me urgjencë në spital ku bëhet e ditur se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.

Policia e shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e çështjes.

KOMENTE