English

Prindërit nuk marrin pjesë në dasmën e vajzës, se ka fëmijën jashtë martese

Ajo është bërë nënë por ka kaluar në depresion pas lindjes lidhur me format e trupit të saj.

Modelja Danielle Mason e My Big Fat Gypsy wedding, ka pozuar foto lakuriq pas operacionit kozmetik që ajo ka bërë për të rikthyer trupin e saj në formë ashtu si ka qenë.

Ka qenë revista "Heat" ajo që ka marrë fotot e modeles pas operacionit, ku me të vërtetë ka ngjallur kureshtje te të gjithë fansat e saj.
I fejuari i saj Tony Giles ka qenë ai që e ka ndihmuar duke shpenzuar 12.7300 euro për kozmetikën kirurgjikale të gjoksit dhe të pasmeve të saj.

Danielle ndihet e lumtur duke u shprehur se e bëri në respekt të vetes së saj dhe për të qënë seksi për të fejuarin e saj.

Ajo ka planifikuar dhe martesën me Giles por akoma nuk ka një datë të saktë pasi prindërit e saj kanë kundërshtuar marrjen pjesë në dasmë për arsye se ajo ka një fëmijë jashtë martese.

KOMENTE