Trageti Adriatik 1 që lundron nga Italia në Portin e Durrësit njoftohet të ketë pësuar një avari në tubat e filtrit të ajrit dhe nuk ka mbërritur në orën 8 të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Bëhet e ditur që në këtë traget ndodhet edhe presidenti Bamir Topi, i cili kthehet nga vizita në Itali, në kuadër të takimit “Shqipëri-Itali, miqësia mes dy popujve”.