English

Trageti “Adriatika 1” mbërrin në Durrës, bashkë dhe Presidenti Topi

Trageti “Adriatika 1” që siç u bë e ditur për avarinë e saj që në mëngjes më në fund ka mbërritur rreth orës 19 të mbrëmjes së sotme pas 18 orësh me vonesë.

Por në të njëjtën kohë ka mbërritur dhe Presidenti Bamir Topi i cili ka preferuar të rrijë në traget me pasgjerët e tjerë edhe pse i është ofruar ndihmë nga dy shtetet ai shqiptar dhe italian.

Avria, bën të ditur Hysni Ruçi, kapiteni i portit të Durrësit ishte shkaktuar si rezultat i bllokimit të filtrave të naftës, pasi kjo e fundit rezulton e një cilësie të dobët.

Të gjithë pasagjerët dukeshin të qetë pas mbërritjes në port.

KOMENTE