English

Siri: regjimi mund të përdorë armët kimike

Pas vrasjeve të 3 zyrtarëve të lartë të ndodhura dhe në Siri, sot Siria është përfshirë ngë një gjendje tepër kaotike ku çdo gjë është e mundur deri në përdorimin e armëve kimike.

Ndërkohë gruaja e presidentit Assad, Asma Assad është larguar dhe ndodhet në Rusi, si përkrahësi kryesor i presidentit Assad ndërsa Presidenti vetë besohet të jetë në qytetin bregdetar të Latakia.

Më shumë se 200 njerëz, shumica civilë, u vranë në dhunën që pushtoi gjithë vendin duke përfshirë 38 në Damask, ku rebelët e armatosur janë shtypur nga një mësymje e përgjithshme,ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Aktivistët e Anti-regjimit thanë sot se forcat qeveritare kishin filluar bombardimet brenda nëpër lagje dhe rreth kryeqytetit në përgjigje të sulmit vetëvrasës me bombë.

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus, shtoi: "Assad nuk do të shkojë vetë dhe partnerët tanë perëndimorë nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë në lidhje me këtë."
Shpërthimet e mëdha, armë zjarri dhe sulmet me helikopterë u dëgjuan në Damask dje, dhe u sugjerua se trupat ishin lëshuar me maska të gazit, duke ngritur frikën se armët kimike mund të përdoren.

KOMENTE