English

Vritet në Tiranë Mark Shkreta, babai i autorëve që vranë 9 vjeçarin në Mamurras

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë ku u vra djali 9 vjeçar I.Llani dhe u plagos xhaxhai i tij Muharrem Llani, në Mamurras, nuk ishte mbyllur ende, vrasja tjetër këtë herë e babait të autorëve të ngjarjes që vranë 9 vjeçarin ka ndodhur në Tiranë.

Mark Shkreta babai 70 vjeçar i 2 vëllezërve Shkreta është vrarë mbrëmjen e djeshme në rrugën “Hoxha Tahsim", ku i dyshuar është Jetmir Llani.

Policia e Tiranës e mbërritur në vendngjarje po punon për kapjen e autorit.

KOMENTE