English

Xhaketa me ajër të kondicionuar vjen tashmë nga Japonia

E kush nuk do të donte një xhaketë apo një veshje tjetër që të ftohte në vapë dhe të ngrohë në dimër?

Dhe zgjidhja është dhënë nga ish teknicieni japonez i Sony-t Hiroshi Ichigaya në prodhimin e një xhakete të hollë që ndihmon në freskimin e trupit.

Ajo punon duke ndihmuar sistemin e trupit me ftohje. Normalisht, djersa e prodhuar avullon, duke shkaktuar një efekt ftohës - por rrobat ndërhyjnë në këtë proces duke zënë pikat.

Por xhaketa e shpikur nga Sony Ichigaya, prodhon një shtresë që qarkullon ajrin e cila rrit avullimin e djersës.

Sistemi mundësohet nga një bateri AA, e cila punon për disa orë, ose me hapjen e një kompjuter duke përdorur një kabëll USB.
Pjesët elektrike mund të hiqen kur do të lahet. E vetmja pengesë është efekti tullumbace i shkaktuar nga rrjedhja e ajrit.

KOMENTE