Ndërsa ditën e sotme dy turistë të huaj janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit Drini i Zi, ndërsa nuk dihet ende fati i tyre.
Ngjarja ka ndodhur në zonën kufitare në rrethin e Bulqizës.
Dy turistët e huaj, sipas policisë identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, kanë qenë duke u larë në lumin Drini i Zi, ndërsa pas hapjes së portave të hidrocentralit të Spilesë, ata janë rrëmbyer nga rrjedha e ujit.
Policia kufitare dhe ajo e Bulqizës janë duke zhvilluar kërkime për gjetjen e dy personave, për të cilët ka shpresa se mund të jenë shëndoshë e mirë.