Ali Podrimja, i cili kishte shkuar në Paris-Francë në një festival të poezisë ka dy ditë që nuk dihet më për vendodhjen e tij.
Në 18 korrik familja e poetit Podrimja ka kontaktuar me Ambasadën e KOsovës në Paris dhe i ka bërë të njohur situatën rreth poetit dhe familjarit të tyre.
Poeti 80 vjeçar ishte ftuar ne festivalin e poezise “Zeri i mesdheut” në qytetin Lodeve në France. Shkrimtarja Ilire Zajmi, e cila ishte e ftuar në këtë festival, së bashku me Podrimen, ka deklaruar se qe prej asaj dite nuk e ka parë e as nuk ka dëgjuar asgjë për kolegun e saj.
Policia franceze ka shpërndarë fotografinë e tij për të mësuar vendodhjen e ndërsa ambasada e Kosovës në Francë është angazhuar për zbardhjen e misterit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, ka kontaktuar menjeherë me homologun e tij francez dhe me ambasadorin e Francës në Prishtinë, duke i kërkuar që të bëhet gjithçka për gjetjen e poetit.
Gjithashtu, familjarë, kolegë miq kanë thënë se nuk kanë vënë re asgjë lidhur me humbjen e kujtesës së tij.
Ali Podrimja është autori i më shumë se 10 vëllimeve me poezi vlerësohet nga kritika si përfaqësuesi më i denjë i poezisë shqiptare.