Sot pritet të mblidhet këshilli i legjislacionit ku pritet të nisë zyrtarisht puna për ndryshimet ligjore përsa i takon heqjes së imunitetit për zyrtarët e lartë.
Ndaj po sot Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për heqjen e imunitetit të këtyre zyrtarëve.
Këshilli i legjislacionit përbëhet nga 10 deputetë në mënyrë të barabartë opozitë-pozitë si dhe emërohen nga drejtuesi i Kuvendit.
Çdo anëtar i këshillitka të drejtë që çdo 5muaj të jetë drejtuesi i këshillit, bazuar sipas një rendi alfabetik duke u nisur nga mbiemri i anëtarit të këshillit.
Më pas këshilli pritet t’i përcjellë Komisionit të Ligjeve shqyrtimin e projektligjeve të propozuara.