Kryeministri Berisha përshëndeti sot përzemërsisht të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ne urimin e tij Kryeministri Berisha shprehet:
"Në fillim të muajit të madhërueshëm të Ramazanit ju uroj mbarësi në familjet tuaja. Në mënyrë të vecantë, agjeruesëve u uroj përjetim sa më përmbushës të sakrificës së tyre, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj që sakrifca fisnike dhe hyjnore e këtij muaji të madhërueshëm të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për ta, familjet dhe vendin tonë".