U bënë gati 10 ditë që nuk ka ditë që rrugët tona të mos përgjaken me humbjen e jetës së njerëzve apo dhe në mënyra të tjera.
E dhimbshme dhe e pa tolerueshme.
Po sot mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30 në aksin e rrugës Gjirokastër-Kakavijë është përplasur për vdekje 67 vjeçari Thoma Qirko i cili sapo zbriti nga autobusi i linjës së Greqisë dhe në momentin që do kalonte rrugën ai u përplas nga vetura me targa INB 8788 i cili drejtohej nga Spartak Rapo.
Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit tepër tragjik.