Në fakt, ai nuk ka puthur kurrë asnjë grua. Por kjo nuk e ka ndaluar atë duke u bërë një nga donatorët më pjellorë të botës.
Ai ka kaluar vite në "trajnim" për të rritur llogarinë e tij në dhënien e spemës në nivele spektakolare dhe pret që të jetë baba i qindra fëmijëve të tjerë.
Amerikani Trent Arsenault i përshkruar si "donorsexual" i parë në botë dhe historia e tij e çuditshme është vendosur të bëhet një libër dhe film.
Në një intervistë ekskluzive Trent ka thënë: "Unë tani e kuptoj se ky është vendi im i jetës. Duke qenë një donator është ndoshta gjëja më e rëndësishme në botë për mua.
"Unë mbaj veten në formë të lartë për t'u siguruar që jam pjellor dhe të jetë e mundur që të dhuroj të paktën një herë ose dy herë në ditë. Unë kam dhuruar tashmë për më shumë se 100 familje kështu që të tjera familje pres të shtohen në të ardhmen. Shumë nga familjet që kam ndihmuar po vijnë dhe më kërkojnë mua për të dhuruar spermë, për të bërë vëllezër dhe motra të tjerë".
Ai ka vendosur që të mos bierë në dashuri pasi nuk do të jetë më një donator dhe ndoshta do të ndihet i mërzitur.
Trent kujdeset mjaft që sperma e tij të jetë e shëndetshme. Ai tani merret më shumë me e-maile që i vijnë lidhur me librin dhe filmin që do të realizohet.
Ai ngrihet herët në mëngjes për ushtrimet e tij gjimnastikore dhe gjatë ditër kur duhet të dalë ai del me një maskë dhe syze të mëdha dielli pasi do të mbrojë organizmin e tij.
Ai ha kryesisht ha manave, sheqerna natyrore dhe arra, pra ushqime që rritin prodhimin e spermës.
Ka gra që shkojnë në shtëpinë e tij të shoqëruar nga një mjek dhe burri i tyre, dhe pasi i marrin spermën e Trent e insiminojnë direkt në trupin e femrës, por ka të tjera gra që e bëjnë vetë insiminimin pasi kanë marrë këshillat nga mjekët e tyre.
Më pas ai nënshkruan një kontratë për heqjen e përgjegjsisë nga të qënit baba.
Prindërit e tij e kanë quajtur një mëkatar dhe duan ta bindin që të ketë familjen e tij, madja ka patur rast që s'ka folur me prindërit për 6 muaj.
Ai ka takuar 4 prej fëmijë të tij dhe i përshkruan gjënë më të bukur të jetës madje sytë iu mbushën me lot por nuk ka rënë pre e tundimit edhe pse një ditë fëmijët do të kërkojnë ta njohin një ditë atë.
Ai tani jeton në San Francisco Bay në një qytet të vogël në San Joaquin Valley të Kalifornisë dhe thotë se duke i dhënë njerëzve të tjerë fëmijë, është gjëja më e rëndësishme për mua në botë.