English

Bileta për Lojrat Olimpike. Ja ku t'i blini të vërteta

Metropolitan Police në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të Operacionit Podiumi ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për publikun, duke këshilluar që të blejnë biletat për lojërat olimpike që do të zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të sigurt, me qëllim që të mos bien pre e mashtrimeve.

Për informimin e publikut është kërkuar dhe bashkëpunimi i autoriteteve ligjzbatuese të vendeve të Europës.

Metropolitan Police në Mbretërinë e Bashkuar i sugjeron të interesuarve që biletat për lojërat olimpike të blihen në mënyrë të sigurt vetëm nëpërmjet adresës www.london2012.com.

Po ashtu sugjerohet që bileta të konfirmohet para udhëtimit drejt Mbretërisë së Bashkuar, pasi janë konstatuar raste që blerësit kanë prenotuar biletat përmes websiteve të ndryshme, por kanë qenë pre e mashtrimeve.

Metropolitan Police në Mbretërinë e Bashkuar thekson se, nëse ka persona që kanë blerë biletat e tyre në websitet e mëposhtme, të komunikojnë direkt me kompaninë nga e cila kanë tentuar të blejnë biletën fillimisht, si dhe me kompaninë që i ka ndihmuar për të bërë pagesën, duke i bërë me dije sa më sipër:

- www.euroteam.net

- www.tixnet.com

- www.olympicticket.info

- www.euroteam.info

- www.euroteamtickets.com

- www.2012tickets.org

- www.londonsummergames.net

- www.londonsummergames.org

- www.euroteam.travel

- www.worldticketservise.net

Po ashtu Metropolitan Police Londër informon se, nëse persona të ndryshëm mendojnë se po bëhen pre e mashtrimit, të kontaktojnë menjëherë me ta përmes adresës podiumenqueries@met.police.uk.

Vendet ku mendohet se mund të ketë viktima të mashtrimit janë:

- Europa

- SHBA

- Kanada

- Australia

- Kina

Në këtë kontekst Policia e Shtetit fton qytetarët shqiptarë të interesuar për të parë lojërat olimpike të tregohen të kujdesshëm dhe të prenotojnë biletat e tyre vetëm nëpërmjet adresës www.london2012.com, dhe për çdo dyshim të kontaktojnë dhe me strukturat e Policisë së Shtetit.

KOMENTE