Sabri Fejzullahut i është ndërprerë koncerti i tij pas 45 minutash nga policisë e Lipjanit në bashkëpunim me inspektorët e policisë së kësaj komune.
Ai ishte duke kënduar në kafeterinë "Marigona" dhe shkaku ka qënë pasi nuk ishte marrë leje për një koncert të tillë, ndërkohë pronari i kafeterisë tregon të kundërtën.
“Leja nuk është marrë, sepse për çdo tubim të tillë publik nevojitet leja, kurse qëllimi ynë dhe i inspektorëve në këtë rast nuk ka qenë as më shumë e as më pak, por zbatimi i ligjit”, ka thënë Bajram Ademi, komandant në Stacionin policor të Lipjanit.