I riu shqiptar 17 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të therë me thikë nënën e tij me të cilën jetonin bashkë në Itali dhe më pas ka dalë me shokët etij po shqiptarë përjashta.
Ka qënë një kontoll rutinë i policisë por njollat e gjakut në bluzën e tij e kanë shtyrë policinë për të kërkuar shpjegime nga djali i cil ka pranuar menjëherë se kishte qëlluar me thikë nënën e tij.
Kjo ka bërë që gruaja menjëherë të transportohej në spital ku direkt përfundoi në ndërhyrje kirurgjikale.
Një zënkë me nënën e tij bëri që sherri të kishte këtë rezultat dhe thika qe gjetur në dhomën e gjumit.