Pamje që të rrënqethin të një djali 9 vjeçar nga një lagje e Meksikës.
Ai është marrë nga disa agjentë federalë amerikanë të cilët e kanë çuar në një spital në SHBA për t'u vizituar.
Anëtarë të një kishe Baptiste në New Mexico, gjatë punës së tyre e kishin zbuluar djaloshin pranë një jetimore dhe kërkuan ndihmë për të ndihmuar djalin i cili ishte nga një zonë me sëmundjet më vdekjeprurëse.
Ai me ndërhyrje dhe të Pastorit të kishës, Si Budagher, arriti që të kalonte në SHBA në spital ku do të shihet nga mjekët. Ndërkohë kisha është duke mbledhur donacione private për kurimin e djalit 9 vjeçar, i cili pasi ka mbërritur mbulon me duar sytë dhe me turp shprehet se është mirë këtu.
Shpresat janë të mëdhaj se mund të bëhet diçka për këtë djalosh, është shprehur Kevin Abar, agjent special i Hetimeve të sigurimit në New Mexico.