English

Afganistan. Polici vendas vret 3 korntraktorë të huaj

Një polic afgan ka qëlluar për vdekje tre të huaj në një qendër trajnimi në perëndim të provincës Herat, thonë Zyrtarët afganë.

Vrasësi plagosi gjithashtu edhe përkëthyes dhe zyrtarë të inteligjencës.

Sulmuesi, i cili thuhet se ka punuar për komandën e policisë rajonale, u vra më pas nga anëtarët e udhëhequr nga forcat amerikane ndërkombëtare të ISAF

Një zëdhënës i ISAF i tha BBC se kontraktorët kanë qenë punonjës civilë.

Major Adami Wojack tha se sulmuesi ishte veshur me një uniformë të ushtrisë afgane.

Ai nuk ka dhënë shtetësinë e tre kontraktuesve të vrarë në incidentin e së dielës. Një raport tha se ata ishin amerikane, por kjo nuk është konfirmuar.

Zyrtarët e quajtën si polic Eidi Muhammed, nga provinca fqinje e Ghoar.

Është e paqartë cilat ishin motivet që e shtynë atë të bënte një masakër të tillë.

Sarwary Bilal i BBC-së në Kabul thotë se qindra rekrutë afgane nga disa krahina perëndimore vijnë dhe bashkohen me policinë kombëtare në bazën Herat.

Disa prej rekrutëve të ardhur janë nga zonat e thella ku kryengritësit talebanë i kanë nën në kontroll.

KOMENTE