English

Londër 2012: Flamujt e falsifikuar Olimpike konfiskohen në Heathrow

Doganierët kanë konfiskuar 10.000 flamuj të falsifikuara Olimpike në aeroportin Heathrow.

Flamujt, ku tregohen tregohen unazat olimpike në një sfond të bardhë, mund të shiten për rreth 128.4000 euro thanë Forcat Kufitare.

Ata u dërguan nga Kina te një importues në Norwood, në jug të Londrës.

Importuesi i flamujve nuk mendohet të ketë qenë në dijeni se ata ishin fallco.

Locog konfirmoi se ata nuk ishin mallra zyrtare dhe ata tani do të shkatërrohen.
Drejtori i Kufirit në Heathrow, Marc Owen ka thënë: "falsifikimi nuk është një krim i padëmshëm - ky është një biznes i madh penal që vlerësohet t'i kushtojë ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar rreth 1.6 miliardë në vit.

"Në prag të Lojrave Olimpike ne kemi punuar ngushtë me Locog për të penguar ata të cilët do të kërkojnë që në mënyrë të paligjshme të përfitojnë nga lojërat dhe për të mbrojtur konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar nga fallciteti".

Drejtori i Locog, Chris Townsend tha: "Produktet fallco jo vetëm që dëmtojnë aftësinë tonë për të rritur të ardhurat e nevojshme por mallrat fallco, vetë ka të ngjarë të jetn me cilësi të ulët."

KOMENTE