English

Presidenti Hollande në prag të ndarjes nga e dashura e tij

Francois Hollande mund të jetë në prag të ndarjes nga e dashura e tij Valerie Trierweiler, pasi është shumë i zemëruar me të, si ajo u përpoq të shkatërrojë karrierën politike të nënës së 4 fëmijëve të tij.

Ajo ka mbështetur fuqishëm kandidatin që është kundër Segolene Royal, nëna e 4 fëmijëve të presidentit Hollande.

Miqtë rreth Presidentit janë shprehur se mardhëniet e tyre janë bërë shumë të ftohta sa ai do të duhet të marrë një vendim para se qeveria të kthehet për të punuar në vjeshtë.

Por edhe zonja Trierweiler thonë burimet, e ka kuptuar gabimin që ka bërë por gjithsesi i takon Hollandes të vendosë se me kë do të rrijë.

Madje në një intervistë Presidenti Hollande ka thënë:
"Unë jam për një dallim të qartë midis jetës publike dhe private.
"Unë besoj se çështjet private duhet të rregullohen në mënyrë private dhe kam kërkuar që njerëzit afër meje t'i respektojnë ato".

Por Revista L'Express shkruan se për zonjën Trierweiler, Segolene Royal mbetet objekt i xhelozisë së thellë dhe e paarsyeshme që komplikon marrëdhëniet politike.

KOMENTE