English

Ardian Klosi pas vdekjes merr urdhrin "Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Topi

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi Ardian Klosit (Pas vdekjes) Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin:

“Intelektualit të shquar antikonformist që ia kushtoi gjithë veprimtarinë e tij si publicist, studiues, veprimtar shoqëror, krijues e përkthyes çështjes së demokracisë në vend duke e konsideruar atë si rrugën drejt drejtësisë shoqërore, së vërtetës, moralit e progresit, ndaj dhe refuzoi deri në fund të jetës kompromisin me atë lloj politike që i bie ndesh këtij qëllimi”.

Ardian Klosi publicisti i njohur dhe njeriu i letrave ndërroi jetë pas vetëvrasjes së vetes së tij përmes varrjes në shtëpinë e tij, ku akoma shkaqet që e çuan në në një veprim të tillë nuk dihen akoma, por e qartë është vetëm se ai kishte tentuar të vriste veten dhe më parë.

KOMENTE