English

Berisha: Ali Podrimja gjeniu i kurajës së letrave shqipe

Kryeministri Berisha shprehu edhe një herë sot dhimbjen për ndarjen nga jeta të poetit Ali Podrimja dhe ftoi shqiptarët në nderim të kujtimit të tij të rilexojnë poezitë e tij, ku do të gjejnë veten dhe apoteozën e qëndresës e të shpirtit shqiptar.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ndarjen nga jeta të poetit, Kryeministri theksoi se shqiptarët e nderojnë Ali Podrimen si gjeniun e kurajës së letrave shqipe, si themeluesin e poezisë moderne shqiptare, themeluesin e nacionalizmit modern shqiptar dhe përbashkuesin më shumë se kushdo të shpirtit të kombit.

Me propozim të Kryeministrit Berisha, u mbajt një minutë heshtje në nderim të kujtimit të poetit.

KOMENTE