Gjyste Vulaj këngëtarja kosovare mbetet edhe sot e kësaj dite më e kërkuara nga fansat e saj dhe madje ajo nuk ka asnjë ditë bosh përsa i përket ftesave që ajo merr për të kënduar nga simpatizantët e saj.
Ajo në profilin e saj në facebook ka shkruar një mesazh që siç kuptohet ajo pret një fëmijë nga shkurti i vitit 2013.
“Ia plotësova vjerrës sime dëshirën e madhe, me fillimin e shkurtit 2013, të jetë shëndosh, dhuratën e shumëpritur do ta marrë në duar gjyshja e vet! Ndjej një kënaqësi të pa-përshkruar!”. - ka qënë mesazhi që ajo ka lënë në profilin e saj.
Dhe ne i urojmë që të jetë shëndoshë e mirë deri atëherë dhe me bereqet.