English

Mazhoranca është e hapur për të adresuar shqetësimet e PS, shprehet Berisha

Ndërsa lidhur me ligjin për heqjen e imunitetit, Kryeministri Berisha tha se mazhoranca është e hapur për të adresuar shqetësimet e Partisë Socialiste, që lidhen me heqjen apo kufizimin e imunitetit për të zgjedhurit dhe funksionarët e lartë të vendit, ndërsa i konsideroi të padobishme “pazaret” për vendosjen e “Kushtetutës së pakicës bllokuese”.

Duke ritheksuar se projekti i dorëzuar në parlament nga Partia Demokratike është i mbështetur plotësisht mbi dokumentet e EURALIUS-it, PACA-s, OSBE-së dhe institucioneve të tjera, Kryeministri ftoi opozitën të bëhet pjesë e këtij procesi e të votojë për heqjen apo kufizimin e imunitetit, si një akt madhor që i bën politikanët, të zgjedhurit e të emëruarit e lartë të këtij vendi të barabarta para ligjit, me qytetarin shqiptar dhe lehtëson punën e drejtësisë kundër korrupsionit.

Kryeministri Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike mandaton deputetin Edi Paloka për të marrë të gjithë mendimet që janë dhënë nga ekspertët vendas e të huaj, lidhur me heqjen apo kufizimin e imunitetit.

KOMENTE