English

Nexhmije Hoxha - Ismail Kadare. Shtyhet seanca gjyqësore

Gjyqi që ka disa kohë i nisur midis shkrimtarit Ismail Kadare dhe Nexhmije Hoxha akoma nuk ka përfundur.

Edhe sot që ishte seanca e radhës, ajo u shty për mungesë të avokatit të znj. Hoxha.

Kadare ka hapur çështje gjyqësore ndaj Nexmije Hoxhës për marrjen e dorëshkrimit origjinal të veprës "Dimri i Vetmisë së Madhe", dhe rifitimin e së drejtës së autorit mbi këtë vepër, e cila mbahet padrejtësisht, sipas tij nga Nexhmije Hoxha.

Ndërsa Hoxha është mbrojtur duke thënë se ai dorëshkrim është dhuruar nga vetë Kadare.

KOMENTE