Mëngjesi në Shkodër është tronditur nga një aksident tragjik.
Makina ka dalë nga rruga në hyrje të Shkodrës te ura e lumit Buna, dhe ka përplasur dy gra që udhëtonin me biçikletë. Bilanci i viktimave është 3 të vdekur dhe një i plagosur.
Glaser Zaganjori 21 vjeç, drejtuesi i mjetit, Xhevahire Dibra 67 vjeç dhe Sabdere Belinova 59 vjeç kanë qënë viktimat e aksidentit.
Policia e shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit por dyshimet e para bien mbi drejtuesin e automjetit që ka humbur kontrollin.