Ban Ki-moon Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, sapo ka mbërritur në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë, ku është pritur nga krerët institucionalë dhe më pas do të japë një konferencë shtypi për mediat ku nuk do të lejohen pyetjet.
Ai më pas do të vazhdojë vizitën e tij me UNMIK-un, në Deçan dhe Prizren.
Por sapo zbriti në aeroport Ban Ki-moon është shprehur se dhe zgjidhja e veriut të kërkohet nëpërmjet dialogut.
Ban Ki Moon te henen ka vizituar Serbinë ku ka theksuar rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e zgjidhjes me anë të kompromisit.
Ndërkohë Vetëvendosje ka organizuar protestë dhe hedhur parrulla kundër vizitës së Ban Ki Moon. Pranë selisë së UNMIK, VV shkroi parrullën "Unfair", ndërsa pretendon për ndërhyrje dhe dhunë të policisë ndaj aktivistëve.