Një studim bamirësie ka nisur një film të animuar duke shpresuar se do të nxisë debatin në lidhje me rritjen e numrit të grave që kërkojnë "projektues vaginash".
Filmi quhet Centrefold, i financuar nga Wellcome Trust, dhe përfshin tre gra që diskutojnë se si labiaplasty - reduktimi kirurgjikal i labias së brendshme - i ka prekur ato.
Vitin e kaluar më shumë se 2000 labiaplasties u kryen në NHS, (National Health Service = Servisi Kombëtar i Shëndetit) dhe në pesë vitet e fundit ka pasur një rritje pesëfish.
Ekspertët besojnë se numri i përgjithshëm ka të ngjarë të jetë më i lartë pasi në studim nuk është marrë parasysh sektori ku operacioni kushton lart më shumë se 3843 euro.
Pavarësisht rritjes së labiaplasty-së nuk ka udhëzime universale të NHS-në se si duhet të quhet normale madhësia dhe forma e një organi genital femëror.
Studiuesit thonë se ka pak efekte afatgjata të njohura dhe gratë nuk kanë marrë mbështetje psikologjike para se ato të vendosin për operacion.
Madje një grua Jessi, kishte kërkuar në internet dhe revista të ndryshme që të gjente një femër me labia të ngjashme si të sajën. Dhe duke mos gjetur ajo mendoi se kishte diçka që nuk shkonte në trupin e saj dhe vendosi të bëhej operacion.
Emma një vajzë tjetër dhe ajo u bë operacion pasi mendonte se labia e saj ishte shumë e gjatë si një shall, e errët dhe filloi të kishte një depresion të lehtë pasi mendonte se nuk ishte normal dhe ju nënshtrua kirurgjisë duke e prerë atë të përshtatur me të shumicës së femrave.
Ajo mendoi se jeta e saj do të ndryshonte dhe labia e saj do të dukej perfekte, por edhe pse të vogël ajo përsëri është e pakënaqur.
Dr Liao mendon se ankthi i një gruaje apo pakënaqësia me fusha të caktuara të jetës së saj mund të shfaqet si shqetësime te imazhit e trupit.
"Kirurgjia mund të ketë vendin e saj, por ajo duhet të shihet si një zgjidhje ekstreme," shtoi ajo.
Gjinekologu Konsulent Dr Sara Creighton thotë se në klinikën e saj sheh vajza të vogla madje 11 vjeç që kërkojnë operacione.
Ajo gjeti se edhe pse një përqindje e vogël e grave kanë labia jonormale, të gjitha mendojnë se janë jonormale, nuk e di me çfarë e krahasojnë dhe ku bazohen? Ndaj shqetësimi i vetëm është se përpara se të shkojnë në operacion ato duhet të konsultohen me një psikolog pasi është mjaft e rëndësishme.