English

INSTAT: Tregtia me pakicë dhe e jashtme qershor 2012

INSTAT, instituti i statistikave të vendit ka publikuar të dhënat lidhur me tregtinë me pakicë që zhvillohet për tremujorin e 2-të 2012 si dhe eksportet apo tregtinë e jashtme të vendit.

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë 2012 arriti 148.0 përqind, kundrejt vitit bazë (2005=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 8.3 përqind,ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është ulur 22.5 përqind.

Në grupin “Ushqime,pije,duhan në njësi tregtare të specializuara” indeksi i volumit të shitjeve është ulur 3.6 përqind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës.

Brenda grupit “Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave “ në grupin “Tregtia me pakicë e karburanteve”, indeksi i volumit të shitjeve për tremujorin e parë 2012 është rritur 16.5 përqind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraardhës. Krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në grupin “Tregtia me pakicë e karburanteve” është ulur 18.1 përqind.

Indeksi i punësimit në “Tregtinë me pakicë” në tremujorin e parë të këtij viti arriti 161.8 përqind kundrejt vitit bazë (2005=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky indeks është ulur 5.0 përqind.

Në grupin “Tregtia dhe riparimi i automjeteve” indeksi i punësimit në tremujorin e parë të këtij viti arriti 221.7 përqind kundrejt vitit bazë (2005=100) me rritje 15.7 përqind, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Tregtia e jashtme

Në Qershor 2012 u eksportuan 17,672 mln lekë mallra, me ulje 8.7 përqind në krahasim me Maj 2012 dhe rritje me 9.4 përqind në krahasim me Qershor 2011.

U importuan 46,026 mln lekë mallra me rritje 3.7 përqind në krahasim me Maj 2012 dhe ulje 1.3 përqind në krahasim me Qershor 2011.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 28,354 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 13.3 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 7 përqind krahasuar me Qershor 2011.

Tregtia me vendet e BE është 65.4 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 39.2 përqind, ndërsa me Greqinë është 7.6 përqind.

Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur janë për eksportin, Greqi, Itali, Spanjë, Zvicër, etj, dhe për importin, Gjermani, Itali, Maqedoni, Kosovë etj.

Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që:

Eksporti i grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 7.3 përqind, “Prodhime druri dhe letre” u rrit 5.6 përqind. Eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u ul 25.5 përqind, etj.

Importi i grupit “Ushqime, pije, duhan” u rrit 16.9 përqind, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 13.7 përqind, “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 11.2 përqind, etj. Importi i grupit “Prodhime druri dhe letre” u ul 4.7 përqind, etj.

Në Qershor 2012, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 7,054 mln lekë, duke zënë 15.3 përqind ndaj totalit të importit. Krahasuar me Maj 2012, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje 15.1 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 76 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.

KOMENTE