Policia ka konfirmuar se nëna e Michael Jackson, Katherine Jackson është shëndoshë e mirë paranë familjes së saj në Arizona.
Pas denoncimit të zhdukjes së saj nga fëmijët e Michael, policia është vënë në ndjekje të çështjes dhe ka arritur të gjejë "nënën e humbur".
Ka qenë vëllai i Michael, Jermaine Jackson i cili ka konfirmuar se nëna ndodhet në Arizona me vajzat e saj, pasi mjeku e këshilloi që duhet të rrijë pushim dhe pa fëmijët.
Gjyshja dhe tre nipërit e mbesat e saj janë përfituesit e vetëm të pasurisë së këngëtarit.