“Betohem. Zoti më ndihmoftë.” Këto kanë qënë fjalët e Presidentit Bujar Nishani, President i 6-të i Republikës së Shqipërisë, dhe menjëherë pas këtyre fjalëve është kënduar Himni Kombëtar.
Të gjithë të ftuarit në sallën e Kuvendit kanë ndjekur fjalën e tij në betimin e detyrës së re dhe tepër të rëndësishme.
“Nga ky podium i nderuar më lejoni të shpreh mirënjohje për mesazhet dhe përshëndetjet për zgjedhjet e presidentit të Shqipërisë nga ana e sekretares amerikane Klinton, presidenti I BE-së Barroso dhe homologët e tjerë. Sot u betova mbi Kushtetutë për të respektuar ligjet , mbrojtur liritë dhe interest e qytetarëve të vendit itm. Këtë detyrë po e marr përsipër në 100 vjetorin e pavarësisë. Rruga jonë nuk ka qënë e lehtë por e mbushur me sakrifica dhe pengesa. Ja kemi dalë dhe jemi në rrugën e duhur” , ka deklaruar Presidenti Nishani nga podiumi i Kuvendit popullor.
"Konfirmoj të gjithë vullnetin dhe gadishmërinë time për të qenë një partner për maxhorancën dhe opozitën. Do t`i kenë të hapura dyert e tyre për 5 vitet e ardhshme për maxhorancën dhe opozitën. Misioni ynë është i njëjtë, ta bëjmë vendin tonë më të lirë, më demokratik, më të zhvilluar dhe gjithnjë e më të dashur për tu jetuar. Ta bëjmë jetën e qyetarëve tanë më të qetë, sigurt dhe kuptimplotë. “Është fat që të gjitha forcat politike janë tërësisht pro europiane. Kam besimin se me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë, Shqipëria do të marrë me meritë statusin e vendit kandidat në BE-së."
Dhe duke përfunduar, fjalët e tij kanë qenë “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”.