Ashlyn Parram diagnostikuar me dysphoria gjinore dhe është në listën e pritjes për trajtimin e hormoneve
Ajo ka lindur vajzë në trupin e një djaloshi. Që në moshën 11 vjeç u tha që ishte homoseksuale por më vonë ajo e kuptoi se ishte një vajzë e bllokuar në trupin e një djaloshi.
Por tani në moshën 16 vjeçare ajo pësoi një diskriminim që e ka vrarë mjaft shpirtërisht.
Në provimin e fundit që u dha në shkollë për të shkuar në kolegj, ajo tha se ishte veshur si vajzë dhe ndoshta nuk mund të pranohej. Por kur drejtori i shkollës i tregoi një kopje të ligjit që e barazon atë me të tjerët ajo u gëzua shumë.
Por përsëri "surpriza" për të ishte pasi në sallën e provimit ishte e veçuar në fundin e sallës larg nga nxënësit e tjerë.
Ajo qau për 15 minuta deri sa erdhi fleta e provimit dhe më pas në ankesën që bënë dhe prindërit e saj shprehej se ishte mjaft e rëndë mënyra e diskriminimit.
Por akuzat nuk u pranuan nga shkolla dhe megjithatë ajo ndihet e lumtur pasi rezultatet e saj ishin të mira dhe ajo do të studiojë matematikë tani në kolegj.