Nga Etnor Canaj
Ndeshemi shumë herë me propaganda disinformuese të tipit "Skënderbeu bëri masakër kundër shqiptarëve të besimit myslyman, pasi këta nuk pranuan të përqafonin fenë e krishterë..."
A ka qenë e vërtetë diçka e tillë dhe mbi të gjitha a ishte popullsia në kohën e Kastriotit tërësisht shqiptare (etniciteti) dhe me besime fetare të ndryshme?
Që t'i përgjigjemi kësaj pyetje pikërisht duhet të mbështetemi në dokumentat osmane dhe mbi të gjitha autorë të periudhës osmane sikurse studiues bashkohorë turq si Halil Inalçik i cili në studimin e tij me titull "Othoman Methods of Conquest" na sjell një dëshmi interesante (shih imazhin bashkangjitur me shkrimin), ku ndër të tjera shkruan:
"...duke u mbështetur në -defterin -(defteri ka qene një mënyrë Censusi gjatë periudhës osmane dhe ai me i rëndësishmi që është bërë gjatë kësaj periudhe është quajtur "Defteri Shqiptar"-shënimi im), shumë nga të shpërngulurit prej anëve të ndryshme si Azia e Vogel si Surahan, Djanik, Paplhagonia, Tarakliborlu (Bolu) dhe prej Vize (Trake) iu dhanë timare (zotërime, shënimi im) në Shqipëri midis viteve 1415 dhe 1430..."
---
Lexojmë qartë që deportimet apo shpërnguljet prej një vendi në një vend tjetëer si dhe anasjelltas kanë qenë një praktikë prej Perandorisë Osmane.
Tani çfarë kuptojmë prej këtij dokumenti të rendësishem? Në radhë të parë na pohohet se Shqipëria, para periudhës kur Kastrioti nisi luftën kundër Osmanëve, banohej edhe prej pakicash të tjera jo-shqiptare të cilat i kishin sjellë si emigrante në trojet shqiptare duke u dhënë edhe tituj si dhe zotërime. Por sigurisht këta timariot (zotërues tokash) të ardhur patjetër që duhet të ishin të zellshem dhe besnikë perandorisë dhe Sulltanit.
E dyta, në kohën që Kastrioti kërkon të krijojë aleanca me prijes të tjerë shqiptarë, a do t'i ishin besnië këta timariotë (zoterues) emigrantë aziatikë Kastriotit, apo do i ishin Sulltanit? Mendoj se keta jo-vendas refuzuan thirrjen që u bëri Kastrioti për besnikeri karshi tij dhe ketu ka zanafillen edhe ajo që sot rendom quhet "masakra e Skenderbeut"
Pra Skenderbeu nuk masakroi shqiptarë, por turq emigrante të ardhur në trojet shqiptare disa vjet me parë prej Azisë së Vogel dhe Trakes dhe ky dokument eshtë një prove e tillë.