English

Berisha fton përsëri Edi Ramën të votojnë draftin për imunitetin në 6 gusht

Kryeministri Berisha i ka ripërsëritur sot, nga mbledhja e qeverisë, kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Edi Rama, ftesën për të votuar në datën 6 gusht projektin e përbashkët për kufizimin e imunitetit.

“I bëj thirrje zotit Rama të mendojë interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, interesin e socialistëve, interesin e vendit dhe të votojmë së bashku draftin që ka marrë parasysh çdo sugjerim të Partisë Socialiste.”

Kryeministri qartësoi se data 6 gusht, e përcaktuar në kalendarin e Kuvendit për votimin e draftit për kufizimin e imunitetit, nuk është përcaktim arbitrar i mazhorancës, por një detyrim që rrjedh nga rregullorja e parlamentit.

KOMENTE