Një mbretëreshë bukurie kishte rënë ose e kishin hedhur pasi akoma e sot nuk është zbuluar nga kati i 12-të i apartamentit të ish-burrit të saj.
Sahar Daftary, 23, ra nga kati i 12-të, ndërsa ajo ishte në banesën e Rashid Jamil për të diskutuar një argument që i kishin çuar ata në ndarjen e tyre pas martese.
Ajo ishte martuar një vit më parë me biznesmenin Jamil, me një martesë islamike, por kur kishte zbuluar se ai kishte një grua sekrete dhe dy fëmijë martesa e tyre kishte marrë fund.
Pas vdekjes së saj, policia arrestoi Jamil por ai u la i lirë dhe pa asnjë akuzë.
Një hetim gjyqësor u shty vitin e kaluar, pasi familja e zonjës Daftary akuzoi policinë për dështimin, për të kryer një hetim të duhur.
Në ditën e vdekjes së saj, Miss Daftary kishte udhëtuar nga shtëpia e saj në Brentford, West London, për të marrë pjesë në një shfaqje të modës në Mançester.
Ajo vendosi për të shkuar dhe për të vizituar zotin Jamil pasi në telefon kishin patur një argument dhe vendosën të takoheshin.
Me të mbërritur në ish shtëpinë e saj në Salford Quays, Greater Manchester,
ajo gjeti dy gra atje.
Njëra ishte Helen Louise Marshall i tha jurisë se ajo ishte futur në shtëpinë e z Jamil nga një mik i përbashkët dhe jetonte në apartamentin e tij, derisa shtëpia e saj të ishte gati pasi po ndërtohej.
Ajo ishte në banesë me mikun e saj Lauren, kur Z. Jamil erdhi.
Ajo tha se ai dukej i frikësuar dhe i hutuar dhe i kërkoi atyre ti lënë vetëm.
Mis Daftary mbërriti në banesë rreth orës 8.30pm dhe çifti u dëgjua të kishte një diskutim të nxehtë para se të hynin në dhomën e gjumit ku dy shoqëruesit kishin qëndruar.
1 orë më vonë trupi i bukuroshes u gjet i vdekur poshtë pallatit.