Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përgënjeshtron informacionet e botuara në mediet vendore para disa ditësh, sipas të cilave ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Muhamet Hamiti, e ka pranuar postin e ambasadorit në Australi.
MPJ informon se ky lajm nuk është i saktë.