English

Nëna shpëton djalin nga rrëmbyesi mendor

Një 24 vjeçar i identifikuar si Reimer Parparan rrëmben 9 vjeçarin duke e kërcënuar se do ta vrasë me një kapse akulli.

Por nëna e 9 vjeçarit duket se ka qënë më e suksesshmja për të negociuar me rrëmbyesin e cila ka arritur ta bindë atë të lirojë djalin e saj pa i shkaktuar
për fat të mirë asgjë.

Policia e futi gruan si negociatore për të turbulluar mendjen e tij dhe të bënte që ai të lëshonte një moment djalin dhe ata ta kapnin.

Dhe duket se ka funksionuar. Ajo i kërkoi djalit që të pinte ujë dhe se do ta shpëtonte edhe nga policia duke i treguar një rrugë sekrete që ai të largohej duke ju betuar.

Ai u arrestua dhe tani po përballet me akuzat e ndalimit të paligjshëm.
Policia u shpreh se ai vuante nga probleme mendore por që përbënte një rrezik për popullsinë.
Ngjarja që zgjati nga ora 11 e mbrëmjes deri në mëngjes ka ndodhur në Filipine.

KOMENTE