English

Asnjë takim Jahjaga-Nikoliç, para se të arrihet një konsensus politik

Nikoliç nuk do të takohet me Jahjagën para se të arrihet një konsensus politik për Kosovën, ka qënë njoftimi i kabinetit të presidentit serb.

Gjithashtu Beogradi ka hedhur poshtë dhe spekullimet që janë cituar mbi takimin e dy presidentëve në Nju Jork gjatë kohës që do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në muajin shtator.
"Nikoliç do të iniciojë formimin e një grupi pune me të gjithë faktorët e rëndësishëm politikë në vend ku përveç presidentit apo përfaqësues të grupeve të deputetëve të parlamenti serb do të marrin pjesë edhe përfaqësues të serbëve nga Kosova" theksojnë mediat serbe.

KOMENTE