Trafikimi i drogave në mënyrë ilegale nuk ndalet. Në kufirin shqiptaro-grek mes Gjirokastrës dhe Janinës policia ka sekuestruar 104 kg hashash e cila vinte nga Lazarati.
Droga është kapur në Negradhes në makinën e një shtetasi shqiptar. Policia i ka bërë shenjë të ndalojë, ndërsa shoferi ka shtuar shpejtësinë duke çuar në aksident me veten e tij. Makina u përplas ndërsa shoferi iku në drejtim të një zone të pyllëzuar.
Tani drejtuesi është në ndjekje nga policia ndërkohë që Lazarati qëndron i rrethuar nga policia por droga vazhdon të dalë nga fshati përsëri.