Boris Johnson kryetari i Londrës sot lëshoi një britmë proteste për Olimpiadën në përgjigje të fjalëve të Mitt Romney-t mbi oreksin e Londrës për të pritur Lojërat 2012.
Kandidati që shpreson të jetë president i SHBA-së i cili është në Britani të Madhe për një vizitë diplomatike, kishte dyshim mbi pasionin e publikut britanik për Olimpiadën në një intervistë televizive për SHBA të rrjetit NBC.
Pavarësisht fjalëve të tij rregulluese për atë që tha sot - duke thënë se Olimpiada do të ishte 'një mrekulli në 17 ditë' - njeriu i cili mund të zëvendësojë Barak Obamën si lider më i rëndësishëm në botë e gjeti veten të veçuar si armiku numër një publik.
Duke folur para 60,000 tifozëve të mbledhur në Hyde Park në një koncert për të shënuar fundin e stafetës olimpike, Kryetari i Londrës sonte riafirmoi zellin e qytetit për ngjarjen.
"Ka disa njerëz që vijnë nga e gjithë bota të cilët ende nuk e dinë nëse ne jemi të gatshëm," theksoi me zë të lartë kryetari Johnson. "Ka një djalë i quajtur Mitt Romney i cili dëshiron të dijë nëse ne jemi gati. A jemi gati? Po ne jemi! "