Suprizat e Lojrave Olimpike nuk mbarojnë. Nur Suryani Mohamed Taibi nga Malajzia do të jetë konkurruesja e parë shtatzënë në fushën e qitjes.
Ajo është 8 muaj shtatzënë dhe ndihet tepër e lumtur si ajo është përzgjedhur në Lojrat 2012, pasi ka qënë një prej ëndrave të saj.
Ajo tregon se e ëndërronte një ditë të tillë por kur mësoi që ishte shtatzënë, ëndra e saj sikur u venit.
Por me mbështetje e burrit të saj, si dhe me përzgjedhjen që u bë, ajo ndryshoi mendim.
" nëse shtatzania shkon mirë, nuk ka arsye të heq dorë", kanë qënë fjalët e saj.
Dhe tani ajo do të konkurrojë madje duke injorruar të gjitha fjalët që të tjerët thonë se ajo është e çmendur.