“E kemi derën e hapur për të gjitha problemet përsa i përket urgjencave ortopedike ku i kemi të gjitha materialet që duhen dhe ato të veçanta. Ne veçanarisht bëjmë ndërhyrje në thyerjen e kockave të mëdha dhe thyerjen e vertebrave, ku këto pacientë duhet të operohen dhe ne i operojmë menjëherë duke përdorur teknikat më të fundit dhe materialet më të fundit siç përdoren në vendet më të zhvilluara, të cilat gjenden edhe në spitalin tonë”.
Këto kanë qënë fjalët e Profesor Doktor Kenan Bayrakçi i cili ka bërë të ditur se Spitali Amerikan hap dyer për të gjitha urgjencat dhe sidomos për ato ortopedike.
Marrë shkas nga rritja e numrit të urgjencave si rezultat i sezonit të verës ky spital ofron mundësinë për të ofruar një shërbim me të gjitha kushtet bashkohore duke realizuar proçedurat me pajisje të teknologjisë së fundit dhe me një staf të specializuar.
Traumatologjia është një nga departamentet më të sukseshme të spitalit Amerikan, e bazuar në ekspertizën e një ekipi të përzgjedhur mjekësh të huaj e shqiptarë, që prej 5 vjestësh gëzon një reputacion profesionl të lartë. Ndërhyrjet artroskopike brenda një kohe fare të shkurtër në spital në tumorët e kockave, nga kirurgjitë e defekteve të lindura në fëmijë e të rinj, në traumat e aksidenteve të rënda, mjekët ortopedë të Spitalit Amerikan janë në gjendje t`i përgjigjen maksimalisht çdo kërkese që paraqet gjendja e pacientit.