English

Flasin gjuhëtarët. Pse dhe si duhet ndryshuar gjuha shqipe?

Duke marrë shkas nga debatet e shumta që janë krijuar me ndryshimin apo jo të gjuhës shqipe, në emisioni "Tonight" drejtuar nga Ilva Tare në televizionin Ora News janë mbledhur 5 gjuhëtarë të cilët kanë diskutuar me ndryshime në disa rregulla drejtshkrimore të gjuhës shqipe.

Intervista e plotë regjistruar nga Ora news jepet më poshtë:

Kolec Topalli
Ilva : Z.Topalli, a po ndikon Këshilli Ndërakademik ndryshimin e standardit të gjuhës shqipe?

Asnjëri nuk pretendon që ky Këshill Ndërakademik, ka për detyrë të krijojë një standard tjetër. Përkundrazi detyra jonë është që këtë standard që kemi ta përmisojmë me rregulla drejtshkrimore. Ne duam ta zhveshim nga përjashtimet e shumta në mënyrë që standardi të mësohet më lehtë, të jetë më i zhdërvjellët dhe të jetë më i përdorshëm.

Ilva : Do të kemi një kongres përfundimtar me ndryshime apo do të kemi thjesht diskutime dhe do harrohet prap kjo punë?

Kolec Topalli : Orientimi dhe platforma e këtij këshilli, janë të tilla që po studion mundësinë edhe vendet ku është e drejtë dhe e natyrshme, për të ndërhyrë në standardin e drejtshkrimit të shqipes, me qëllim që të përmisohet ky drejtshkrim, me qëllim që të shmangen përjashtimet e shumta që ekzistojnë dhe ky standard të fitojë cilësi më të mira. Nuk bëhet fjalë për të krijuar standarde të tjera, por bëhet fjalë për të përmisuar këtë standard që kemi, të mund të rregullojmë dicka me cfarë është e mundur në rregullat e drejtshkrimit dhe këshilli do vazhdojë mbledhjet e tij për të analizuar probleme të tjera derisa të mbaroj së analizuari të tëra problemet dhe pastaj do të mendohet sesi do të kthehen në një miratim këto konkluzione, nga një organ që do të jetë i ngarkuar për këtë qëllim. Mendohet që pasi të mbarohet kjo punë e këtij Këshilli Akademik, këto ndryshime të zyrtarizohen, mund të ligjësohen nga një organ kuptohet në të cilin do të jenë dakort edhe qeveritë e parlamentet e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një shtet.

Ilva : Ju personalisht cfarë mendoni se do të jetë ky organ?

Topalli : Kryesorja është që të bëhen studimet dhe të arrihen konkluzionet. Ai mund të bëhet edhe me një konferencë shkencore, mund ta quash edhe kongres nuk ka rëndësi. Ai mund të ketë një target të tillë, që ti bëj ndryshimet. Kryesorja është që të studiohen, të arrihet në përfundime të sakta, që cojnë në përmirësimin e standardit.

Ledi Shamku

Lëvizjet e Këshillit dhe ullia nga po shkon për mua, është në ullin e të gjithë përpjekjeve europiane për të lehtësuar gjuhën, për ta bërë atë më të mësueshëm nëpër shkolla dhe për pasojë më pak të gabueshëm. Ndryshimet janë shumë të thjeshta dhë të mbara po të bëhen. Ky standard nuk bie duke u pasuruar, përkundrazi ai përmisohet. Ashtu si një pemë, nëse i izolohen rrënjët, unë jam i pari që e thaj atë. Nëse e hap dhe e cliroj nga betonet edhe e ndihmoj të shtrihet, unë e ndihmoj këtë pemë. Njesoj është edhe me standardin, përsa kohë unë e ndihmoj e ushqej , e ujis ajo rritet.
Askush nuk do të na pyes ne gjuhëtarët. Ne kemi në dorë ta orientojmë disi atë por gjuhëtarët nuk e bëjnë gjuhën, folësit e bëjnë gjuhën. Në një mënyrë ose tjetër ky standard nuk bie, përvec faktit që është investim, i disa brezave rrjesht, nuk bie edhe për një arsye tjetër, sepse e ka brenda vetes farën e zgjerimit. Për të vërtetuar fjalën e Rusoit, i cili ka thënë 300 vite përpara : “Gjuhët do humbasin në muzikalitet dhe do fitojnë në saktësi`` që do të thotë do të sjellin sa më shumë fjalë në kuptime të qarta sic ka ndodhur me anglishten, fjala vjen kështu që jemi para këtij stadi. Ka humbur para 40 vitesh rasa vendore dhe tani jemi në një lëkundje të rrjedhores së pashquar po ky është evolucioni. Profesor Cabej thoshte “Larmia shumë e madhe gramatikore nuk do të thotë shenjë gjuhetarie, por shenjë privitizmi sepse gjuha në një variant zyrtar, kur kalon provën e zjarrit tenton të rrafshohet nga marrëveshja e madhe kolektive e anëtarëve të saj. Ky standard e ka brenda vetes farën e zgjerimit edhe po të vi puna te paskajorja. “Domethënë” dhe “meqënëse” a janë në standard, a është “me thenë`` dhe “me qenë``? Asgjë nuk bie, asgjë nuk humbet, vetëm rritet. Kështu që kjo puna e drejtshkrimit në vecanti, në kuadrin e shqipes së gjallë dhe si po jeton ajo duhet shndërruar në rutinë pa shqetësimin se po bëhet public, sepse tek e fundit dua ta mbyll me atë që thotë Teracini : “Kur dy vetë flasin për yjet dhe janë astronomë unë hesht dhe dëgjoj, sepse nuk marr vesh, por kur dy vetë që janë gjuhetarë dhe flasin për gjuhën time, unë pa qenë gjuhëtar ndërhy në bisedë dhe mendoj, se kam të drejtë të plotë të ndërhy në bisedë se po flitet për atë që formulon qënien time``. Kështu pra, ne ja kemi borxh qytetarëve, kemi detyrim t`ja bëjmë të qartë sesi po kujdesemi.


Aljula Lubani

Mendoj cështjen e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe ky është problem i madh që ka shoqëria jonë. Të mos harrojmë që deri para viteve 90` kemi pasur një problem shumë të madh, vecanërisht pas 80-tës me heqjen e gjuhës shqipe, në shkollën e mesme dhe një indentifikim të mësimdhënies së gjuhës nëpërmjet letërsisë. Ky është problemi shumë i madh i shoqërisë sonë dhe që trashëgojmë sot nga e kaluara. Letërsia nuk ka lidhje me standardin. Për sa kohë ne nuk dallojmë cfarë është mësimdhënia e shqipes standarde, që ka lidhje me gjuhën dhe cfarë është pasuria letrare e shqipes me gjithë variantet e saj, i përket letërsisë. Gjuhësia mund ti sjelli variantet edhe nëpërmjet studimeve dialektore, por kryesisht e bën atë nëpërmjet letërsisë. Deri në vitet 90` fatkeqësisht pjesa më e madhe e letërsisë në cfarëdolloj standardi të shkruar, shndërrohej në standard dhe në këtë mënyrë lexuesi nuk kishin mundësinë ta shijonin letërsinë originale.
Ndonëse tashmë nuk jemi në këto kushte dhe pas ndryshimeve të bëra në standard, sic duket dhe nga puna e këshillit ndërakademik me një përmirsim që në rrugë e sipër, të programeve mësimore unë besoj, që do të ndryshoj edhe situata e përdorimit të shqipes. Do të jetë më e lehtë dhe do të studiohet më shumë. Unë besoj që nuk ka nevojë të mblidhet përsëri një kongres. Unë mendoj që mund të jetë ky Këshill Akademik dhe mund ti jepet tagri. Duhet të jetë një institucion i përhershëm dhë që në mënyrë periodike të merret me standartin e shqipes. Unë nuk mendoj se kemi nevojë për diskutime të gjata publike pasi ato shpesh herë kthehen në arena gladiatorësh.

Seit Mancaku

Mbledhjet e këshillit nuk ka qenë për standardin, por për drejtshkrimin, megjithëse këto nuk janë të shkëputura. Në të vërtetë që kur është krijuar këshilli nuk ka qenë detyra themelore e këshillit, që të merrej me drejtshkrimin, me ndryshimet në drejtshkrim, por që në atë kohë kishte ardhur puna që rregullat e drejtshkrimit që pas kongresit duheshin që të ribotoheshin. U mendua që këshilli ta filloj punën me rishikimin e disa gjerave të drejtshkrimit, në mënyrë që para se të ribotohej të bëheshin disa ndryshime të nevojshme, por asnjëherë që të bëhej një drejtshkrim i ri. Këshilli Ndërakademik ka detyra të tjera shumë më të rëndësishme dhe mendoj se është zgjatur shumë, në problemin e drejtshkrimit dhe janë lenë pa diskutuar shumë gjera të tjera, që ka të bëjë me politika gjuhësore që duhet të ndjeki sot si përshembull me problemin e marrëdhënies së gjuhës standarde me shkollën, sesi duhet edukuar brezi i ri me standardin, mënyrën sesi duhen harmonizuar njohuritë në shkollë me standardin dhe me dialektet njëkohësisht. Këshilli detyrë kryesore, ka të merret me pasurimin e standardin që është problem themelor.

Mehmet Celiku
Në mbledhjen e fundit u diskutuan ide konkrete shumë të rëndësishme, si përshembull ajo e ë-së, së patheksuar për këtë u referua dhe u debatua. Ka mbetur dhe pak pa diskutuar dhe në një mbledhje të ardhshme do të përfundojë kjo cështje. Këshilli Ndërakedemik është këshill shkencor dhe diskuton në këndvështrimin shkencor problematikën e gjuhës standarde dhe nuk është vendimarrëse. Ajo i paraqet dhe sistemon vendimet e përgjithshme të paraqitura gjatë debateve dhe pastaj ato mund të bëhen vendime, por jo nga ky këshill. Duhet parë se nga cili organ do të jenë të miratuara plotësisht.

Mehmet Celiku - Unë e kam theksuar që këto rezultate të këshillit duhen diskutuar në publik, në një afat kohor të caktuar. Përshembull 1 vit, pastaj të vendoset më e mira, nga një forum që mund të jetë një konferencë, mund të jenë delegime dhe ata të vendosin.

KOMENTE